19 shkurt 2010

Kalendari i kombëtares, sot radha e ndeshjeve

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, sekretari i përgjithshëm, Eduard Prodani, si dhe trajneri Josip Kuzhe do të takohen me homologët e tyre të Grupit D eliminator të Euro 2010 për të përcaktuar radhën e ndeshjeve në bazë të kalendarit të publikuar nga UEFA.

Ndonëse përfaqësuesit e Shqipërisë nuk e kanë tagrin për të diktuar në grup, qëllimi i tyre është t’i luajmë ndeshjet e para jashtë, pasi pritet ndërhyrja në tribunën e “Qemal Stafës” (ministri Ferdinand Xhaferri ka pohuar se deri në fillim të prillit do të jetë zgjidhur çështja e stadiumit). Javë më parë trajneri Josip Kuzhe është shprehur se preferonte Francën në “Qemal Stafa” në ndeshjen e parë, por kjo ka pak gjasa që të ndodhë.

Euro 2012, Grupi D
Franca
Rumania
Bjellorusia
Bosnjë-Hercegovina
Shqipëria
Luksemburgu

Datat e ndeshjeve eliminatoreve “EURO 2012″

a) 3 / 4 dhe 7 shtator 2010
b) 8 / 9 dhe 12 tetor 2010
c) 25/26 dhe 29 mars 2011
d) 3 / 4 dhe 7 qershor 2011
e) 2 / 3 dhe 6 shtator 2011
f) 7 / 8 dhe 11 tetor 2011