04 shkurt 2010

Guidolin kthehet në Palermo: Emocion i madh

Guidolin do të rikthehet në Palermo si kundërshtar. Tekniku do të kthehet tek stadiumi ku ka qenë protagonist për tre vite. “Sigurisht do të jem shumë i emocionuar, - ka thënë trajneri.- Skuadra është e fortë dhe ka një trajner shumë të mirë. Delio Rosi është një teknik i aftë, ekspert, i pjekur, serioz dhe shumë i heshtur. Mund të them se është trajneri i duhur për Palermon. Kjo skuadër është e fortë, vitet e kaluara në Serinë A dhe potenciali i klubit e kanë lejuar të përmirësohet dhe tani po vijnë rezultatet, që nuk janë të rastësishme.
Palermo nuk më befason, pozicioni që ka pasur në fillimin e kampionatit më ka befasuar. Objektivi jonë i fillimit ka qenë të siguronim mbijetesën në Serinë A, sepse Parma në vitet e fundit ka vuajtur shumë për të mbijetuar dhe ndër të tjera dy vite më parë ka përfunduar në Serinë B. Kështu, detyra jonë është ta arrijmë sa më parë këtë objektiv, që më pas të jemi të qetë dhe të mund të mendojmë për diçka më shumë”, ka thënë Guidolin.