02 shkurt 2010

Jorgensen largohet nga Fiorentina

Firence, 2 shkurt-Mesfushori danez, Martin Jorgensen, është rikthyer në vendlindje te skuadra AGF Aarhus, ka njoftuar skuadra italiane të hënën, pasi ka arritur marrëveshje për shitjen e 34-vjeçarit. Ai në vitin 2004 u pati transferuar te Fiorentina nga skuadra e Udineses. "Falënderojmë Jorgensenin për profesionalizmin e tij të treguar gjatë këtyre viteve. I urojmë suksese në aventurën e tij të re", thuhet në komunikatën e Fiorentinës.