02 shkurt 2010

McCarthy transferohet te West Hami

Sulmuesi Benni McCarthy është transferuar te West Ham United nga skuadra e Blackburnit. Lajmi është konfirmuar të hënën nga agjencia e lajmeve AP. McCarthy me skuadrën e West Hamit ka firmosur kontratë deri në qershorin e vitit 2012. Krahas McCarthyt skuadra londineze ka huazuar deri në fund të këtij edicioni edhe sulmuesin e Middlesbrought, egjiptianin Mido. McCarthy ka shënuar 37 gola në 109 ndeshje të zhvilluara në Premier League.