04 shkurt 2010

James: Mund të shmangim rënien

Portieri i Portsmouth, David James, thotë se ata ende mund të shmangin rënien edhe pas humbjes së mbrëmshme nga Fulhami.
James, i cili mbajti shiritin e kapitenit në takimin e mbrëmshëm në Craven Cottage, thotë se asgjë nuk ka mbaruar ende.
“Ne kishim dy ndeshje më pak, tash është një, por gjashtë pikë diferencë nuk është e pakapërcyeshme”.
“Na patë në Fulham. Ne luajtëm mirë. Një incident na kushtoi me gjithë ndeshjen ku patëm katër ose pesë shanse dhe nuk i shfrytëzuam. Nuk mendoj se vetëbesimi është problem. Ne dukeshim mirë”, ka thënë James