04 shkurt 2010

Copa del Rey, Sevilla mposht Getafen

Takimi i parë gjysmëfinal i Kupës së Mbretit, i zhvilluar në Ramon Sanchez Pizjuan, ndërmjet Sevillas dhe Getafes, përfundoi me rezultat 2-0 n favor të vendasve.
Luis Fabiano shënoi golin e parë për andaluzianët në fund të pjesës së parë, ndërsa goli i dytë ishte autogol, i shënuar nga Alvarez, dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme (10 janar) në Coliseum Alfonso Perez, ndërsa Sevilla ka gjasa të mëdha për t’u kualifikuar në finale.
Ndërkohë, gjysmëfinalistët tjerë, Atletico Madridi dhe Racing Santanderi, të enjten (4 janar) zhvillojnë ndeshjen e parë, ndërsa të mërkurën e ardhshme (10 janar) ndeshjen e kthimit.