04 shkurt 2010

Campbell: Rekordi im me Anglinë nuk do të thyhet

Mbrojtësi i Arsenalit, Sol Campbell, është krenar me rekordin e tij të paraqitjes me kombëtaren angleze.
Campbell beson se do të jetë vështirë për dikë që dikush ta bëjë atë që ka arritur të bëjë ai, të përfaqësojë Anglinë në gjashtë turne të mëdhenj ndërkombëtar.
“Do të jetë shumë vështirë për dikë ta bëjë këtë përsëri. Ata do të duhet të fillojnë në moshën 20 vjeçare dhe të kualifikohen në të gjitha Kampionatet Evropiane dhe Kupat Botërore (gjatë karrierës)”, ka thënë Campbell.