Gjithnjë e më shumë po keqësohet marrëdhënia ndërmjet mesfushorit Stephen Ireland dhe trajnerit të Manchester Cityt, Roberto Mancini.
Sipas të përditshmes britanike, News of the World, 23-vjeçari nuk e ka pëlqyer aspak faktin se në ndeshjet e fundit është lënë në bankën e rezervistëve nga trajneri italian, kështu që ai mund t’i bëjë valixhet gati gjatë verës.
Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, mesfushori i krahut po mendon të transferohet tek Arsenali, ekip të cilin e ka në zemër.