23 shkurt 2010

Serie A dënon Mourinhon dhe Interin

Për shkak të gjestit të ‘’ prangave ‘’ Jose Mourinho suspendohet me tre ndeshje, kurse Samuel dhe Cordoba një ndeshje, kurse Cambiaso dhe Muntari dënohen me nga dy ndeshje moslojë.

Lega Calcio ka konfirmuar sot se ka suspenduar me tre ndeshje Jose Mourinhon, trajnerin e Interit, pas veprimeve të tij në barazimin kontravers 0-0 ndaj Sampdorias të shtunën.

Interi pati të përjashtuar nga minuta e 36 dy lojtarë, Samuelin dhe Cordoban, duke detyruar trajnerin e Interit të bëj atë gjestin e famshëm të ‘’ prangave ‘’. Ai gjithashtu qeshi me zë të lartë në mënyrë sarkastike pas kartonit të verdhë ndaj Eto’os për simulim.

Gjykatësi sportiv Giampaolo Tosel morri këtë vendim pasi që ai besoi se ish bossi i Chelseat vazhdimisht sfidoi gjyqtarët për vendimet, me anë të disa veprimeve banale.

Suspendimi gjithashtu përfshin përdorimin e shprehjeve ndaj referëve dhe asistentëve, dhe vënia në pikëpyetje e delegatit të këtij takimi.

Mourinho gjithashtu është dënuar me 40 mijë euro.

Sidoqoftë, Lega Calcio kositi edhe përbërjen Interiste. Për kartonët e tyre, Samuel dhe Cordoba do të dënohen me nga një ndeshje moslojë, kurse nga ana tjetër Muntari dhe Cambiasso janë suspenduar me dy ndeshje moslojë.