16 shkurt 2010

Huntelar: Nëse luaj, nuk largohem

Klas Jan Huntelar ka vënë kushtet e tij: “Doja të qëndroja edhe më parë, por duhet të luaj. Gjëja më e rëndësishme është të aktivizohesh. Nëse luaj, dua të qëndroj. Më pëlqen të qëndorj këtu, është një klub i madh, më pëlqen të luaj për Milanin. Më parë nuk kam pasur shumë hapsira, por më pas gjërat kanë ndryshuar. Nga janari, pothuajse në çdo ndeshje kam luajtur 30-45 minuta. Kjo është e rëndësishme për një futbollist. Kam shënuar dy gola, skuadra ka luajtur mirë dhe ka fituar. Nuk e di se çfarë ka ndryshuar, po përpiqem të tregoj vlerat e mia. Ronaldinjo? Me të kuptohem shumë mirë, është gjithmonë në kërkim të pasimit të golave, është një lojtar shumë i mirë”, ka thënë Huntelar.