16 shkurt 2010

Borrielo do të mungojë kundër Junajtid

Borrielo jo, Tiago Silva po. Milani ka zhvilluar një seancë stërvitore në prag të takimit të Champions Ligës me Mançester Junajtid. Leonardo ka marrë lajme të mira për mbrojtjen. Qendërmbrojtësi brazilian, që ka pësuar një dëmtim kundër Udinezes, është stërvitur i veçuar, por duhet të jetë në dispozicion për takimin e të martës. Ndërsa duket i pamundur rikuperimi i sulmuesit, vendin e të cilit do ta marrë Huntelar. Situata e Borrielos ka shkaktuar një farë shqetësimi në klubin kuqezi, sepse gjendja e tij mund të përkeqësohet. Sot në mëngjes është parashikuar një ekografi kontrolli për lojtarin. Në të njëjtën ditë Mansini do t’i nënshtrohet disa testeve mjeksore për të vlerësuar gradën e dëmtimit të tij.