04 shkurt 2010

Ribery + Messi = Fantastike

E ardhmja e Riberys ende është e lidhur në Spanjë, këtë herë në Barcelonë.
Agjenti i Franck Riberys, Alain Migliaccio ka rritur spekulimet në lidhje me të ardhmen e francezit.
Spekulimet thonë se Ribery do të largohet nga Bayern Munchen këtë verë. Raportet kanë filluar të zbulojnë se lojtari do të shkojë në Barcelonë ose në Real Madrid. Dy gjigandët spanjoll janë të interesuar për Riberyn por edhe për Fabregas.
Sipas agjentit të Riberys e ardhmja e lojtarit do të vendoset në mars, ku do të shkruhet rinovimi i kontratës apo një marrëveshje e re me ndonjë klub të ri.
Agjenti foli dje për media dhe tha “Barcelona është më afër Riberys. Do të ishte një gjë fantastike që ta shohësh Riberyn duke luajtur me Messin. “
Raportet që vijnë nga Barcelona thonë se Guardiola është një admirues i madh i Riberys, dhe me largimin e Thiery Henry që mund të bëhet këtë verë, Barcelona do të ndjekë Riberyn për të mbushur hapsirën e lënë nga Henry.