17 shkurt 2010

Butt vazhdon me Bayern

Bayern Munchen ka bërë të ditur se e ka vazhduar kontratën me portierin Hans-Jorg Butt. I ardhur në verën e vitit 2008 pas një sezoni zhgënjyes në Benfica, gjermani 35 vjeç e ka vazhduar kontratën me klubin bavarez deri në qershor të vitit 2011
“Jemi të kënaqur me paraqitjet e tij dhe jemi të nderuar që do të jetë në dispozicion të skuadrës deri në vitin 2011”, ka thënë presidenti i Bayern, Karl-Heinz Rummenigge, pas vazhdimit të kontratës.