02 shkurt 2010

Haliti luajti 69 minuta për Newcastlen

Prishtinasi, Labinot Haliti, luajti plotë 69 minuta në humbjen e skuadrës së futbollit Newcastle. Futbollistët e Newcastles si mysafirë pësuan humbje me rezultat 2:1 nga skuadra e N. Queensland, ndeshje e zhvilluar në kuadër të javës së 25-të të Kampionatit të Australisë në futboll. Golat e fitores për skuadrën mikpritëse i shënuan: Grossman (39’), Tadrosse (80’) dhe për Newcastlen realizoi Thompsson në minutën e 19-të. Haliti luajti deri në minutën 69-të, kur është zëvendësuar nga futbollisti Hoffman. Kjo humbje Newcastlen e ka zbritur në vendin e gjashtë me 34 pikë të tubuara, ndërsa N. Queensland zë vendin e tetë me 29 pikë