02 shkurt 2010

Në Celtic për të luajtur rregullisht

Robbie Keane e ka lënë Tottenhamin për t’u transferuar si huazim tek Celtic Glasgow. Sulmuesi irlandez, vetëm një vit më parë ishte rikthyer tek Spurs, pas një periudhe të shkurtër të pafat që kaloi tek Liverpool.
29 vjeçari, i cili këtë sezon shënoi 9 gola, 4 prej tyre kundër Bunleyt, qëndroi tek Tottenham për shtatë sezone, duke realizuar 91 gola në 226 ndeshje. Menaxheri i skuadrës londineze, Harry Redknapp, i ka dhënë dritën e gjelbër këtij transferimi, pa arritjes së Eidur Gudjohnsen. Duke e konsideruar se në ekip ka sulmues si Jermain Defoe, Peter Crouch e Roman Pavlyuchenko, ishte e nevojshme që të sakrifikohej një sulmues – Keane.
“Është vendim i drejt. Robbie ka nevojë të luajë. Është një futbollist mjaft i mirë, dhe është gjynah të mbetet rezervist, siç i ndodhi këtu. Ai dëshiron të luajë gjithmonë, por ishte e vështirë t’i garantonim një vend në përbërje të parë, kështu që ai nuk është i lumtur nëse nuk gjendet në fushë rregullisht”, deklaroi Redknapp.
Transferimi i Keane është realizuar në formë huazimi, me mundësi blerjeje definitive. Në karrierën e tij të gjatë, sulmuesi irlandez ka luajtur edhe tek Wolverhamton, Coventry City, Inter e Leeds. Ai është futbollisti me më së shumti gola të realizuara në Kombëtaren irlandeze: 41 gola në 96 paraqitje.