06 shkurt 2010

Guardiola: Ibrahimovic nuk është vetëm për gola

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka dalë në mbrojtje të sulmuesit Zlatan Ibrahimovic.
Ibrahimovic pritet të angazhohet për takimin kundër Getafe, pavarësisht formës së tij të dobët sa i takon shënimit të golave së fundi.
“Ajo është një prej gjërave, por ai krijon hapësirë. Ne nuk nënshkruam me të për të shënuar 25 gola në vit, por pasi ai bën edhe shumë gjëra të tjera. Kjo është arsyeja se pse Barcelona bëri një investim të tillë për të nënshkruar me të”, ka thënë Guardiola.