06 shkurt 2010

Terry do të humb 20 milionë funte

Kapiteni i Chelseat, John Terry, pritet të përballet me një rënie të të hyrave deri në 20 milionë euro, pasi është shkarkuar nga detyra e kapitenit të kombëtares së Anglisë.
The Sun shkruan se mbrojtësi i Chelseat, 29-vjeçar, është zëvendësuar nga Rio Ferdinand në postin e kapitenit të kombëtares, pas një takimi që zgjati vetëm 12 minuta me përzgjedhësin Fabio Capello.
Ekspertët e sponzorimeve presin rënie të të hyrave të Terryt pas aferës së tij me ish-partneren e bashkëlojtarit të kombëtares, Wayne Bridge, që mund t’i kushtojë atij me humbje të disa kontratave të bujshme.
Kontrata e vetme aktuale e tij është ajo në vlerën e 4 milionë dollarëve me Umbro, pasi kontrata e tij me “King of Shaves” përfundoi në vitin 2008. Suksesi i mundshëm i verës në Kupën Botërore dhe mundësia që ai ta ngrejë trofeun, do ta dërgonte Terryn në një nivel tjetër të ‘tregut’.
Por tash ai nuk ka shanse të rivalizohet me David Beckham, në sponzorimet e kompanive të mëdha si Vodafone, Gillette dhe Pepsi, të cilët i kishin ofruar atij kontrata nga 3 dhe 5 milionë secila.
Terry parashihet të humbë edhe mundësi të tjera përfitimi që mund ta çojnë në 20 milionë këtë shifër