06 shkurt 2010

Galliani: Nuk e kemi shitur Kaka-n e lënduar

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka mohuar se ata e kanë shitur Kakan te Real Madrid duke ditur se ai kishte probleme.
Braziliani thuhet se ka problem me hernie që e ka penguar përmirësimin e formës së tij që kur ai u zhvendos në Spanjë.
“Vitin e kaluar Kaka ka luajtur 31 ndeshje në ligë dhe vazhdimisht në tre muajt e fundit. Kaka nuk ka probleme kronike me hernie. Nuk më pëlqen kur dikush mendon se ne i kemi dhënë Realit lojtar të lënduar”, ka thënë Galliani