23 shkurt 2010

Giorgio Chiellini

KIELINI - Linja e Juventusit është e qartë: ka optimizëm pas tri fitoreve radhazi (përfshirë dhe atë në Amsterdam ndaj Ajaksit), por edhe bindjen që jo të gjitha problemet janë zgjidhur. Edhe Xhiorxhio Kielini tregon situatën bardhezi pas fitores me Bolonjën: “Të shëruar? Jo, të përmirësuar. Mendoj se është akoma shpejt të themi që u shëruam, por rëndësi ka që u kthyem të fitojmë dhe që arritëm sërish vendin e katërt.

Tani, - shpjegon Kielini, - do të kemi një tur force të vërtetë: na presin 4 ndeshje ndaj kundërshtarëve direktë, Palermos, Fiorentinës, Sampit e Napolit, pa harruar Ligën e Europës që e synojmë shumë. Objektivi është të konsolidojmë vendin e katërt dhe pse jo t’i afrohemi të tretit nëse Roma e Milani ulin ritmin e tyre”.