23 shkurt 2010

Antonio Candreva

KANDREVA - Tri pikë dhe goli i parë në Serinë A. Sfida me Bolonjën nuk mund të mos shkonte mirë për Juven dhe Kandrevën. “Ishte një emocion i madh. Del Piero u tregua i shkëlqyer me atë pasim, duke më nxjerrë para portës, - deklaroi fantazisti juventin. - Pas golit vrapova menjëherë te menaxheri i skuadrës Boalio, i cili parashikoi që do të shënoja. Një përkushtim? Vetes sime dhe familjes. Jam i kënaqur për këtë periudhë të parë te Juvja, ku jam përshtatur edhe falë shokëve të mi”.