04 shkurt 2010

Giggs: Rooney do të bëhet më i miri në botë

Veterani i Manchester Unitedit, Ryan Giggs, beson se Wayne Rooney është duke ndërtuar një status që së shpejti do të konsiderohet lojtari më i mirë në botë.
“Ai po i afrohet grupit (të lojtarëve më të mirë në botë). E keni parë këtë (duke luajtur) për Anglinë dhe për ne në stadet më të rëndësishme. Kjo është ajo që bëjnë të gjithë top-lojtarët”.
“Gjëja më e mirë është se Wayne ende po zhvillohet. Ai është 24-vjeç tash dhe shkon vetëm duke u bërë më i mirë”.
“Apetiti i tij është i fuqishëm dhe ai është një lojtar i shkëlqyer për ta pasur në skuadër”.
“Edhe atëherë kur nuk luan mirë, ai u shkakton probleme skuadrave kundërshtare. Kjo është një cilësi shumë e rrallë”, ka thënë Giggs për Manchester Evening News.