04 shkurt 2010

Flamini shpreson të rikuperojë formën

Mesfushori i Milanit, Mathieu Flamini, shpreson që ta dëshmojë vlerën e tij te Rossonerët pas rikuperimit nga lëndimi i shpatullës.
“Jam mirë tash. Kam pasur dhimbje në shpatull, por tash ndjehem më mirë dhe jam lumtur që i jam kthyer lojës”.
“Jam i lumtur që shënova një gol kundër Novaras (skuadër që luan në Lega Pro Prima Divisione) dhe shpresoj që ta bëj këtë më shpesh. Unë zakonisht godas nga jashtë zonës, por thuajse çdoherë portierët kanë mbrojtur”, ka thënë Flamini për Milan Channel.
Përkundër së formës së dobët të Milanit në ndeshjet e fundit, mesfushori shpreson për sukses si në Serie A ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.