04 shkurt 2010

Deco: Drogba është sulmuesi më i mirë në botë

Mesfushori i Chelseat, Deco, mendon se bashkëlojtari i tij, Didier Drogba, është sulmuesi më i mirë në botë.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka shënuar 20 gola në 25 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.
“Secila skuadër e dëshiron Didierin, për mua ai është sulmuesi më i mirë në botë kur është në formë”.
“Është shumë mirë që ne e kemi atë dhe ai ofron më shumë opsione për skuadrën”, ka thënë portugezi.
Këtë fundjavë, Chelsea do të jetë nikoqir i Arsenalit në Stamford Bridge.