22 shkurt 2010

City e Liverpool ndajnë pikët

Manchester City dhe Liverpooli janë takuar në Stadiumin e Qytetit të Mançesterit për të zhvilluar ndeshjen e javës së 27-të në Ligën Premier.
Takimi ka përfunduar me rezultatin e fillimit të ndeshjes, 0-0, dhe të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga një pikë.
Nga ndeshjet tjera, Aston Villa ka shënuar fitore të lartë prej 5-2 kundër Burnleyt, ndërsa fitore kanë shënuar edhe Blackburni dhe Fulhami, kundër Boltonit, respektivisht, Birminghamit.