19 shkurt 2010

Van Basten në planet e Milanit

E ardhmja e Leonardos është më shumë se kurrë në dyshim pasi që klubi nga Milanello është duke e menduar zëvëndësimin e Leos me legjendarin Marco Van Baste nose Massimiliano Allegri.
La Gazzeta dello Sport pohon se Berlusconi është i fryrë ndaj Leonardos dhe Gallianit, dhe pas komenteve të bëra të martën kur ai tha se: “ Nëse ata që e kanë ekipin në dorë i lënë të luajnë lojtarët mirë, ata do të luanin mirë.”
Berlusconi ka marrur trauma nga humbja 3-2 e Milanit në San Siro nga Manchester United në Ligën e Kampionëve dhe në kokën e tij kanë filluar të vërtiten ndryshimet.
Leonardo për ta shpëtuar postin duhet së paku të kualifikohet më tej në Ligën e Kampionëve. Nëse këtë Leo nuk e arrin pason sëpata. Marco Van Basten dhe Massimiliano Allegri janë favoritët për zëvëndësimin e Leonardos.