20 shkurt 2010

Ferguson: Scholes mund të luajë edhe një sezon

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, dëshiron që Paul Scholes të luajë edhe sezonin e ardhshëm.
Derisa Ferguson ka zbuluar se mesfushori, i cili shihet si një prej më të mirëve të gjeneratës së tij, është duke menduar nëse do të vazhdojë, ai ka shprehur besimin e tij në Scholes për të mbetur pjesë e ekipit për edhe 12 muaj.
“Do të isha i lumtur të bëj diçka për kontratën e Scholes, por nuk ka asgjë ende. Kjo varet nga ajo se si Paul e sheh veten. Por ai ishte i shkëlqyeshëm në Milan dhe forma e tij në disa javët e fundit ka qenë e mahnitshme”, ka thënë Ferguson.
“Nuk ka nevojë për të të mendojë për pensionim, siç thonë disa njerëz. Ai po tregon në fushë se çfarë është në gjendje të bëjë dhe, për mua, edhe një vit nuk do të ishte problem për djaloshin”, ka shtuar strategu skocez.