20 shkurt 2010

Mascherano kritikon harxhimet e Man Cityt

Mesfushori i Liverpoolit, Javier Mascherano, ka kritikuar mënyrën se si veprojnë pronarët e Manchester Cityt, në prag të derbit mes dy ekipeve në kuadër të Ligës Premier.
Mascherano pranon se derisa City është disa hapa më përpara në kualitet të lojës, lojtarët e këtij ekipi kurrë nuk do të kenë pasionin dhe krenarinë që ekziston në Anfield.
“City ka blerë disa lojtarë shumë të mirë dhe ata vërtet kanë një ekip vërtet të mirë, por unë do të them një gjë – ju mund të blini lojtarë, por nuk mund të blini historinë”, ka thënë kapiteni i kombëtares së Argjentinës.
“Unë sigurisht nuk dua të luaj për Cityn. Mund të blesh yje, mund të harxhosh shumë para për të qenë në top katërsh, por nuk mund të blesh atë që ne kemi në Anfield. Këtu luajmë me histori të klubi prapa. Ne nuk i kemi paratë e tyre, por jemi krenar të luajmë për Liverpoolin”, ka shtuar Mascherano.