02 shkurt 2010

Fabregas: Duhet ta mposhtim Chelsean

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, thotë se ata duhet ta mposhtin Chelsean në Stamford Bridge për të mbajtur gjallë shpresat për titull.
Topçinjtë u mposhtën me rezultat 3-1 në ndeshjen e të dielës në Emirates përballë rivalit tjetër për titull Manchester United, ndërsa të dielën udhëtojnë te lideri i tabelës, Chelsea.
“Duhet t’i mposhtim ata për të qëndruar në garë për titull. Është vështirë, por duhet të shpërthejmë sërish. Kemi ndeshje të mëdha kundër Chelseat dhe Liverpoolit. Është në duart tona të tregojmë se çfarë mund të bëjmë”.
“Duhet të jemi pozitiv. Është shumë lehtë të thuash ‘Humbëm nga Manchester United’ dhe ta qetësosh situatën. Kjo do të ishte çmenduri. Nëse nuk besoni, nuk i fitoni gjërat. Ne ende jemi aty. Ne duhet të jemi të fuqishëm, të jemi të bashkuar më shumë se kurrë dhe të japim më të mirën nga vetja deri në fund të sezonit”, ka thënë Cesc.