Felipe Melo gati për të shtunën
Ka ardhur një lajm i mirë për Zakeronin me rifillimin e seancës stërvitore ditën e djeshme. Dëmtimi që ka detyruar Felipe Melon të braktisë ndeshjen kundër Lacios nuk është serioz. Për mesfushorin brazilian, që ka punuar në palestër me Diegon, bëhet fjalë vetëm për një lodhje muskulare. Kështu, Melo duhet të jetë rregullisht në dispozicion të Zakeronit, në ndeshjen që bardhezinjtë do të zhvillojnë fundjavën e ardhshme kundër Livornos. Ndërkohë, pjesa tjetër e ekipit ka zhvilluar ushtrime atletike dhe teknike.