Tek Juventusi epoka e Zakeronit ka filluar me një barazim, një rezultat ky që është pritur me një gjysmë buzëqeshje nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm, Roberto Betega. “Sigurisht është një rezultat më i mirë në krahasim me ata të mëparshmit, - ka pohuar ai duke qeshur, - tani duhet të përmirësohemi”. Betega, sipas të cilit “probelmi kryesor i bardhezinjve është psikologjik”, ka thënë se në kampionat “ka akoma kohë për të rekuperuar”, por gjithsesi gjëja më e rëndësihme “është të shikohet një përmirësim i ekipit dhe, kundër Lacios, në disa momente, kjo ka ndodhur”.
Në lidhje me protestat e vazhdueshme të tifozerisë: “Sigurisht nuk është e lehtë të luash në një atmosferë të tillë, po kalojmë një situatë të vështirë”. Në fund ka ardhur edhe një koment për Benitezin: “Nuk e njoh personalisht. Ka një kontratë me Liverpulin, nuk besoj se do të kishte qenë e lehtë ta merrnim. Ajo e Zakeronit ka qenë një zgjedhje e menduar mirë”, ka thënë Betega.