02 shkurt 2010

Balardini: Penalltia nuk ishte

Trajneri i Lacios është shprehur i kënaqur me pikën e marrë: “Kemi luajtur mirë në mbrojtje, mund të ishim treguar më të aftë në lojën nga krahët. Penalltia? Eshtë e qartë që nuk ishte, Del Piero edhe një aksion më përpara kishte provuar ta vidhte”. Më pas, tekniku ka komentuar lojën e skuadrës së tij: “Kruz ka bërë një ndeshje të mirë. Roki, kur është aktivizuar, ka ndihmuar skuadrën të dalë përpara. Mesfusha në vështirësi? Lojtarët e mi dinë të luajnë shumë mirë në mbrojtje, por nuk kanë cilësitë e duhura për të kundërsulmuar”, ka thënë Balardini.