18 shkurt 2010

Fejzullahu 90 minuta në trepikëshin e Nijmegenit

Futbollisti shqiptar, Erton Fejzullahu, luajti 90 minuta në radhët e Nijmegenit, në fitoren që shënoi me rezultat 2:1 kundër Willemi II, në ndeshjen e mbetur të javës së 23-të të Kampionatit të Holandës në futboll. Fejzullahu dëshmoi lojë të mirë dhe trepikëshi i arritur me skuadrën e tij, sadopak i rehaton në mesin e tabelës së klasifikimit përkatësisht në vendin e dhjetë me 28 pikë të tubuara. Golat e fitores për mikpritësit i shënuan futbollistët Zomer (40’) e Vleminckx (45’) dhe për mysafirët realizoi Nijland në minutën e 90-të. Willem II zë vendin e parafundit (17-tin) me vetëm 17 pikë të grumbulluara.