18 shkurt 2010

Rooney: Unë e di se çfarë më duhet të bëj

Wayne Rooney, sulmues i Manchester Unitedit as që merret me komplimentet që i japin të tjerët për lojën e mirë që po dëshmon në premierligë dhe në Champions League. Dy golat e tij të shënuar të martën mbrëma në Champions League për Manchester Unitedin do të jenë të paharruar për arsye se i sollën fitore skuadrës së tij me rezultat 3:2 kundër Milanit. “Nëse njerëzit thonë gjëra të mira për mua, kjo është mirë, por unë nuk jam duke i dëgjuar shumë. Unë nuk jam i përqendruar shumë në gjëra të tilla. Unë e di se çfarë më duhet të bëj. Thjesht dua të vazhdoj të luaj mirë”, tha Rooney.