18 shkurt 2010

Fatmirja në formë të mirë

Futbollistja Fatmire Bajramaj edhe në vitin 2010 po dëshmon formë të lartë në fanellën e Kombëtares së Gjermanisë. Bajramaj në ndeshjen miqësore në Duisburg luajti për mrekulli për kombëtaren gjermane dhe shënuan fitore me rezultat 3:0 kundër Koresë Veriore. Fatmire Bajramaj ka qenë autore e golit të parë në minutën e 21-të të ndeshjes, duke kaluar në epërsi me 1:0 gjermanet. Në vazhdim të lojës gjermanet mbizotëruan në lojë dhe shënuan edhe dy gola të tjerë. Futbollistja Laudehr shtoi epërsinë në 2:0 në minutën e 30-të dhe Da Mbabi realizoi për 3:0 në minutën e 50-të. Gjermanet ishin superiore në çdo pikëpamjet dhe ky është edhe një test i mirë për Shtabin Teknik të kësaj kombëtare.