18 shkurt 2010

Pellegrini pranë shkarkimit?

Xabi Alonso dhe Marcelo ishin ndëshkuar me kartona të verdhë në ndeshjen me Lyon, por edhe Pellegrini është pranë kartonit të dytë të verdhë nëse Real Madrid eliminohet, njofton AS.
Pas humbjes turpëruese ndaj Lyonit në Stade de Gerland, Pellegrini ka marrur dhe vërejtjen e dytë, e para pas katastrofës ndaj Alcorcon, në atë që AS e quan karton të verdhë, dhe aim und të shoh shpejtë dhe kartonin e dytë të verdhë, më saktësisht kartonin e kuq nëse Real Madrid eliminohet më 10 Mars nga Chamions League.
Florentino Perez, Jorge Valdano, Emilio Butragueno, Miguel Pardeza dhe Zinedine Zidane ishin mbledhur në një takim urgjent, në të cilin u diskutua loja e Realit, dhe asnjëri prej tyre nuk e ka këtë vizion në lojën e Realit.
Sidoqoftë, një gjë dihet. Nëse Real Madrid eliminohet nga gara më e madhe europiane, atëherë Pellegrini do të shkarkohet.