02 shkurt 2010

Fabregas kthehet në Barcelonë?

“Adios Arsenal, hola Barça” (Lamtumirë Barcelonë, tungjatjeta Barça. Kështu shkruante të martën e përditshmja spanjolle El Mundo Deportivo, e cila është marrë me të ardhmen e Cesc Fabregas.
Faqja e parë e kësaj të përditshmeje i ishte dedikuar mesfushorit 22 vjeç të Arsenal, sipas të cilës në fund të sezonit do të duhej të “rikthehej në shtëpi”. Por, ky transferim mund të jetë i lidhur edhe me faktin se cili prej kandidatëve do ta fitojë presidencën e ardhshme, pasi që presidenti i ri i klubit do të dihet në muajin qershor.