02 shkurt 2010

Për Terryn vendos Capello

Do të jetë Fabio Capello ai që do të vendos për të ardhmen e John Terryt, pas skandalit të këtij të fundit. Selektori i Anglisë ka bërë të ditur se është në dijeni për të gjitha gjërat dhe se shpejt do ta marrë një vendim. Pas ditësh heshtjeje, Capello ka folur për tabloidin britanik Daily Mail.
“I di të gjitha, por nuk mund të them asgjë për momentin. Të enjten kthehem në Angli dhe më pas të shohim”, tha Capello. Në ndërkohë, futbollisti anglez i Chelseas mund të mos luajë kundër Carfidd, në Kupën e Anglisë, për t’iu bashkuar gruas dhe fëmijëve në ditën e Shën Valentinit.