02 shkurt 2010

Ndihet i rëndësishëm

I lënë anash dhe pak i vendosur në fushë nga trajneri Manuel Pellegrini, që nuk i kishte ndodhur kurrë më parë në karrierën e tij të gjatë dhe të bujshme, Raul Gonzalez Blanco, është rikthyer në përbërjen e parë kundër Deportivos, pas tre muajsh.
"Ndihem i rëndësishëm sikur më parë. Duhet ta pranoj situatën se si vjen ajo dhe do të mundohem ta mbaj privilegjin. Ndiej gjithmonë përgjegjësinë e të qenit kapiten”, theksoi 32 vjeçari për të përditshmen spanjolle, Marca.