17 shkurt 2010

Fabio Kanavaro në dyshim për Ajaksin

Një problem më shumë për trajnerin e Juventusit Alberto Zakeroni. Fabio Kanavaro në fakt mund të mungojë në ndeshjen e ditës së nesërme që Juventusi do të zhvillojë në Amsterdam për Ligën e Europës kundër Ajaksit. Mbrojtësi bardhezi, që kundër Xhenoas ka qëndruar në tribunë për shkak të disa problemeve fizike, të hënën në mëngjes ka zhvilluar një seancë fizioterapie në palestër.

Ndërsa, lojtarët që kanë luajtur të dielën kanë zhvilluar disa ushtrime të lehta gjithashtu në palestër. Në fushë janë parë vetëm Kandreva, Legrotalie, De Çelje dhe Del Piero. Kanë zhvilluar një stërvitje të plotë pjesa tjetër e grupit e përbërë nga Markizio, Kamoranezi, Felipe Melo, Xhiovinko, Groso, Maninger. Iakuinta dhe Poulsen kanë punuar të veçuar të ndjekur nga përgatitësit atletikë.