
Këto kanë qenë fjalët e portierit të Juventusit, Xhixhi Bufon, pas gabimit të bërë në ndeshjen kundër Xhenoas, të cilin e ka shoqëruar me një seri sharjesh blasfemike. “Të rinjve që ndjekin ndeshjet e futbollit u duhet mësuar se hipokrizia është e pranueshme, por deri në një farë pike. Jeta e vërtetë është diçka tjetër. Në disa konteste sportive ku në momente të caktuara përjetohen situata me tension të madh, unë besoj se ndonjë frazë e papërshtatshme mund t’i shpëtojë kujtdo”, ka kërkuar të shfajësohet më pas numri një i bardhezinjve.