05 shkurt 2010

Evra: Fergi nuk do të largohet kurrë!

Mbrojtësi: Ferguson do të drejtojë Mançesterin deri në frymëmarrjen e fundit
Patris Evra beson se Sër Aleks Ferguson do të mbetet trajner i Mançester Junajtid “deri në frymën e tij të fundit”. Trajneri legjendar i Junajtid ka 23 vjet që drejton këtë skuadër dhe nuk po tregon shenja se ka ndër mend t’ia lërë vendin dikujt tjetër. Më parë ai kishte deklaruar se do të jepte dorëheqjen në fund të sezonit 2001/02, por më pas bëri një kthesë të menjëhershme, pasi e kupti se do të merrte fund pa stresin që i shkakton puna e tij në Premier Ligë.
Ferguson është pranë ditëlindjes së tij të 70-të, por nuk e ka humbur entuziazmin e tij për punë dhe është më i vendosur se kurrë për të arritur sukses. Mbrojtësi francez Evra ka pohuar se trajneri skocez “ka kërcyer si fëmijë në dhomat e zhveshjes, pas fitores kundër Mançester Sitit në gjysmëfinale të Carling Cup javën që shkoi”, duke treguar se atij i intereson të fitojë si përherë. Kjo energji drejt suksesit duket se nuk do të marrë fund së shpejti dhe për këtë arsye Evra beson se Fergusoni nuk mund të largohet kurrë me dëshirë nga Djajtë e Kuq. “Sër Aleksi është si një fëmijë. E pamë këtë gjë kundër Mançester Sitit. Ai është aq pasionant”, ka thënë Evra për “The Sun”. “Ai po hidhej përpjetë si fëmijë pas ndeshjes.
Mund të të falej nëse mendoje se ai nuk kishte fituar kurrë ndonjë ndeshje më parë. Në moshën 70-vjeçare ai nuk e sheh veten duke u çlodhur në shtëpi, duke parë tv ose duke lexuar ndonjë libër. Personalisht mendoj se kjo do ta mërziste atë. Nuk mendoj se do t’i japë fund karrierës së tij. Ai do të qëndrojë trajner deri në frymën e tij të fundit.”