05 shkurt 2010

Hargrivs jashtë listës së Champions

Ouen Hargrivs është lënë jashtë listës së lojtarëve të Mançester Junajtid për Ligën e Kampionëve, duke hedhur dyshime të forta në shanset e tij për t’u rekuperuar pas dëmtimit afatgjatë që ka. Ai ka luajtur për herë të fundit në shtator të vitit 2008, por më pas është detyruar të bëjë dy operacione në tendinë, dëmtim që e ka penguar edhe kur ka qenë te Bajerni në vitin 2007. Trajneri Ferguson shpresonte ta aktivizonte këtë vit në Ligën e Kampionëve, por ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës, që do të kërkojë finalen e tretë radhazi në këtë kompeticion. Junajtid do të luajë kundër Milanit në 1/16 e Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë luhet në Itali, më 16 shkurt.