14 shkurt 2010

Sampdoria mposht Fiorentinën

Sampdoria ka shënuar dy herë në pjesën e parë për të mposhtur në fushë vendore Fiorentinën me rezultat 2-0.
Të dy golat erdhën nga dy ish-lojtarët e Fiorentinës, Franco Semioli dhe Giampaolo Pazzini, që shënuan kundër ish-ekipit të tyre.
Goli i parë erdhi pas 16 minutash lojë kur goditja me kokë e Nicola Pozzi preki shtyllën, dhe Semioli reagoi shpejt për të dërguar topin në rrjetën e portierit Sebastien Frey.
Pesë minuta më pas, Semioli po thuajse dyfishoi rezultatin, por Frey ishte i sigurt kësaj here. Në minutën e 40-të, Pazzini shënoi golin e dytë për të vulosr fitoren e vendasve.
Fiorentina vazhdon serinë negative të ndeshjeve në prag të takimit të Ligës së Kampionëve përballë Bayern Munichut që zhvillohet të mërkurën. Viola ka vetëm një pikë të nxjerë nga pesë ndeshjet e fundit