10 shkurt 2010

Edhe Chygrynskiy nuk luan kundër Atleticos

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, përballet me një ankth të vërtetë në mbrojtje, para ndeshjes kundër Atletico Madridit, teksa problemet defensive sa shkojnë e po shtohen.
Në faqen zyrtare të saj, Barca ka njoftuar se në ndeshjen e fundjavës kundër kryeqytetasve, Guardiola nuk do të mund të llogarisë as në shërbimet e ukrainasit Dmytro Chygrynskiy, i cili është lënduar në stërvitje dhe duhet të pushojë për një javë.
Pique, Marquez, Alves, Abidal dhe Toure nuk janë në dispozicion të trajnerit si pasojë e lëndimeve dhe suspendimeve, ndërsa të vetmit lojtarë defensivë që janë të aftë të luajnë, janë Puyol, Milito dhe Maxwell.