10 shkurt 2010

Barca: Nuk kemi marrëveshje me Fabregas

Barcelona ka lëshuar një komunikatë në faqen zyrtare duke mohuar spekulime se ka arritur marrëveshje verbale për transferimin e kapitenit të Arsenalit, Cesc Fabregas, në fund të sezonit aktual.
Në 24 orët e fundit, në mediat spanjollë u përhap lajmi, sipas të cilit Barca ka arritur marrëveshje me spanjollin që në fund të sezonit do të luajë në Camp Nou.
Sipas spekulimeve, Fabregas do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Blaugranët, ndërsa gjithçka pritet të vendoset ndërmjet të dyja klubeve.
Mirëpo, duke qenë se klubet e kanë të ndaluar të kontaktojnë me lojtarët pa lejet e klubeve të tyre, Barcelona është detyruar të lëshojë komunikatë ku mohon gjithçka që thuhet në media. /