23 shkurt 2010

E pashmangshme, tkurret kalendari i superiores dhe kupës

Komiteti ekzekutiv, pas propozimit të sektorit të garave, ka vendosur ndryshimin e datave

Datat e ndeshjeve të prapambetura të superiores dhe Kupës së Shqipërisë

E mërkurë (24.02.2010)
Tirana-Besa (çerekfinalja, ndeshja e kthimit)
Shkumbini-Dinamo (çerekfinalja, ndeshja e parë)
E enjte (25.02.2010)
Skënderbeu-Teuta (java e 16-të)
E diel (28.02.2010)
Skënderbeu-Shkumbini (java e 22-të)
Gramozi-Teuta (çerekfinalja, ndeshja e parë)
E mërkurë (03.03.2010)
Shqipëri-Irlandë e Veriut (miqësore)
E diel (07.03.2010)
Java 1 (parë), faza e tretë
E mërkurë (10.03.2010)
Dinamo-Shkumbini (çerekfinale, ndeshja e kthimit)
Teuta-Gramozi (çerekfinale, ndeshja e kthimit)
Vllaznia-Skënderbeu (çerekfinale, ndeshja e kthimit)

Zoti nuk ka qenë në anën e FSHF-së. Ajo që pritej ka ndodhur dhe sektori i garave nuk ka rrugë tjetër, veçse të ngjeshë kalendarin e kategorisë superiore dhe të Kupës së Shqipërisë. Komiteti ezkekutiv, i mbledhur posaçërisht pë këtë çështje, ka vendosur ta pranojë propozimin e sektorit të garave.

Si përfundim, java e parë e fazës së tretë do të luhet më 7 mars. Moszhvillimi i ndeshjes së javës së 22-të, Skënderbeu-Shkumbini, e bën të pamundur përcaktimin e renditjes përfundimtare të fazës së dytë. Sepse nuk është vetëm kjo ndeshje që e mban peng kampionatin.

Skënderbeu ka dy ndeshje të prapambetura (Edhe Skënderbeu-Teuta e javës së 16-të), të cilat nuk mund të luhen të dyja deri në fundjavë. Si rrjedhojë, 27 shkurti (java e parë e fazës së tretë) nuk mund të shërbente së datë për kategorinë superiore. “Tashmë është e qartë që do të shtyhen datat e kampionatit.

Brenda kësaj javë do të luhen dy ndeshjet e prapambetura të Skënderbeut, ndërsa java e parë e fazës së tretë do të luhet më 7 mars,” - ka sqaruar shefi i garave, Ilir Shulku. Për FSHF-në nuk kkishte zgjidhje tjetër, pasi më 3 mars luhet miqësorja Shqipëri-Irlandë e Veriut, çka e bën të pamundur të luhen ndeshjet e kampionatit në këtë datë.

“Kjo datë e superiores (27 shkurti) do të zëvendësohet në muajin prill, në një të mërkurë të lirë (është propozuar 14 prilli). Nuk mund të zëvendësohet më herët, pasi duhet të luhen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë,” - është shprehur më tej Shulku.