21 shkurt 2010

Drogba forcon Chelsean në krye

Didier Drogba ka vazhduar shkëlqimin e tij të sezonit duke shënuar të dy golat e fitores 2-0 të Chelseat në udhëtim te Wolwerhapton Wanderers.
Sulmuesi i Bregut të Fildishtë shënoi në secilën pjesë nga një gol, për të çuar në 19 numrin e shënimeve në Ligën Premier këtë sezon.
Goli i tij i parë erdhi pesë minuta para fundit të pjesës së parë, pas një asistimi nga Zhirkov (40’), ndërsa goli i dytë erdhi në minutën 67-të, pas një topi të gjatë nga portieri Petr Cech dhe një lëshimi nga mbrojtësi kundërshtar Christophe Berra.
Tre pikët e reja e forcojnë Chelsean në maje të tabelës së Ligës Premier me katër pikë më shumë se rivali më i afërt, Manchester United