21 shkurt 2010

Arsenali fiton me vështirësi ndaj Sunderlandit

Topçinjtë kanë pasur një punë të vështirë në Emirates Stadium në ndeshjen përballë ekipit të Lorik Canës, Sunderland, të cilin e mposhtën me rezultat 2-0.
Nicklas Bendtner çoi vendasit në epërsi pas 27 minutash lojë, por, pavarësisht dominimit të tyre, ata patën nevojë deri në minutat shtesë të ndeshjes për të siguruar tre pikët.
Kapiteni Cesc Fabregas u faulua në zonën e penaltisë nga Fraizer Campbell, për të shënuar më pas nga pika e bardhë.
Në anën tjetër Sunderlandi bëri presion të kohëpaskohshëm, madje duke rrezikuar në disa raste edhe të barazojë rezultatin.
Cana bëri një paraqitje të kënaqshme për ekipin e tij, duke pasur edhe një goditje në drejtim të golit. Por kosovari nuk arriti të shmangë as atë që ‘di’ më së miri, të ndëshkohet me karton të verdhë.
Me tre pikët e fituara Arsenali (55) i afrohet në dy pikë pozitës së dytë ku gjendet Manchester United (57), që u mposht më herët nga Evertoni. Chelsea vazhdon kryesimin me gjashtë pikë më shumë (61)