17 shkurt 2010

Drejtuesi juventin Betega: Aleks, shembull korrektësie

Drejtori sportiv i Juventusit Alesio Seko i është kundërpërgjigjur Xhenoas, që është ankuar për penalltinë që i është dhënë të dielën bardhezinjve, duke thënë se “është e vërtetë që kapiteni jonë është rrëzuar nga kundërshtari jashtë zonës së rreptësisë, por nuk i ka kërkuar asgjë arbitrit”. “Kemi qenë thjesht me fat. Preciozi ka gabuar shënjestrën, - ka thënë Betega, zëvendësdrejtori i përgjithshëm. - Del Piero është një lojtar që duhet marrë si shembull për gjithçka që ka bërë jo vetëm për Juventusin, por për të gjithë futbollin italian. Përkufizimi i Del Pieros si dinak ka qenë një autogol”, ka mbyllur Betega.