04 shkurt 2010

Buffon i bindur për një vend në LK

Gianluigi Buffon thotë se trajneri i ri i Juventusit, Alberto Zaccheroni, do t’i ndihmojë skuadrës që të sigurojë rezultate pozitive për një vend që çon në Ligën e Kampionëve.

“Përshtypjet (e para) janë shumë pozitive në kuptimin që ka gjetur një mënyrë për të provuar zgjidhjen e vështirësive me të cilat përballemi gjatë ndeshjeve”.

“Mendoj se mund të ringjitemi në tabelë me punën e tij të mirë, por ne e dimë se ai nuk ka një shkop magjik”.

“Qëllimi ynë është që të zëmë një vend që çon drejtpërdrejtë në Ligën e Kampionëve. Që do të thotë se vendi i dytë ose i tretë është qëllimi ynë”, ka përfunduar portieri italian.